MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Cilat janë trajtimet për një cikël menstrual të dhimbshëm?

31.01.2021 - 08:35

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë trajtimet për një cikël menstrual të dhimbshëm?

Mjeku: Trajtimet në shtëpi mund të jenë të dobishme për lehtësimin e menstruacioneve të dhimbshme.

Ja disa këshilla që mund të ju vijnë në ndihmë:

  • Përdorni një shishe me ujë të ngrohtë/ ose jastik të ngrohtë në pjesën e fundit të barkut.
  • Bëni masazh të lehtë barkut
  • Bëni dush me ujë të ngrohtë për disa minuta
  • Hani vakte të lehta, jo ushqime të rënda
  • Praktikoni teknika relaksimi të tilla si joga dhe meditim
  • Merrni medikamente anti-inflamatore, të tilla si paracetamol apo ibuprofen
  • Merrni vitamina dhe suplemente gjatë ciklit si Vitaminë B6, vitaminë B1, acide yndyrore omega-3, kalcium, magnez.
  • Mbajini këmbët e ngritura mbi jastëk derisa të qetësoheni
  • Mos konsumoni shumë ushqime të pasura me kripë, sheqer apo kafeinë në mënyrë që të parandaloni fryrjen e barkut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN