MENU
klinika

Gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar në Athinë

Dendias pret në takim Ramën: Diskutuam për perspektivën evropiane…

08.01.2021 - 13:56

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Ky i fundit ka publikuar në Twitter edhe fotot nga takimi.

Dendias thotë se me kryeministrin Rama kanë diskutuar për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Po ashtu, diplomati grek thotë se në fokus të takimit ka qenë edhe perspektiva evropiane e Shqipërisë si dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Kreu i qeverise ndodhet sot në Athinë pas vizitës zyrtare në Turqi. Rama do të pritet në një takim edhe nga homologu i tij, Kyriakos Mitsotakis.

Mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve mes Ramës, Mitsotakis dhe Dendias të jetë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare. Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama shkon në Athinë menjëherë pas vizitës në Turqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!