MENU
klinika

COVID-19

Dita e tretë/ 78 mjekë, infermierë e epidemiologë bëjnë sot vaksinën

13.01.2021 - 11:43

Në ditë e tretë të vaksinimit anti-COVID në Shqipëri, pritet që të bëjnë dozën e parë të vaksinës 78 persona. Personat që do vaksinohen do të jenë stafi i spitaleve COVID dhe epidemiologë të rajonit të Tiranës.

Në total, siç zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije, janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID, nga ku askush nuk ka shfaqur reaksione. Shefja e sëmundjeve Infektive në ISHP-së, Silva Bino tha se në ‘Air Albania’ do mund të vaksinohen 600 persona në ditë.

Ashtu sikurse është njoftuar se pas Tiranës do hapen edhe dy qendra të tjera për vaksinimin, Report Tv mëson se në qytetin e Vlorës vaksinimi do të nisë ditën e shtunë dhe do të realizohet në ambientet e stadiumit Flamurtari.

Si është procesi? Para vaksinimit, qytetari duhet të plotësojë një formular ky duhet të përgjigjet lidhur me disa pyetje, bashkangjitur së cilës ka edhe disa informacione shtesë lidhur me vaksinën. Më pas, pozicionohet në një nga 60 postacionet dhe merr dozën e parë. Pas marrjes së vaksinës është e detyrueshme që pacienti të qëndrojë për 20-30 minuta në monitorim nga ana e bluzave të bardha. Në fund, qytetari duhet të kthehet pas 21 ditësh për të marrë dozën e dytë, për të cilën theksohet se nëse nuk merret vaksina nuk ka efektin që pritet.

Vaksinimi në Shqipëri nisi 3 ditë më parë, ku e para që bëri vaksinën ishte Shefja e Infektivit, Najada Çomo, për t’u ndjekur nga kryeministri Edi Rama dhe mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!