MENU
klinika

Premtimi i Pfizer dhe BioNTech

Do të rrisin prodhimin e vaksinave anti-COVID

01.01.2021 - 19:42

Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se do të rrisë prodhimin e vaksinës anti-COVID-19, për të kompensuar faktin se pak vaksina të tjera janë miratuar për përdorim.

“Situata aktuale nuk është rozë”, tha bashkëthemeluesi i BioNTech-ut, Ugur Sahin, për gazetën gjermane Der Spiegel.

“Ka një vrimë, sepse ka mungesë të vaksinave të tjera të miratuara dhe neve na duhet ta plotësojmë këtë boshllëk me vaksinat tona”, tha Sahin. Kompania BioNTech zhvilloi vaksinën e saj në partneritet me firmën amerikane Pfizer.

Vaksina u miratua nga Bashkimi Evropian në fund të muajit të kaluar dhe është po ashtu në përdorim në Britani, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Bashkëthemeluesja tjetër e BioNTech-ut, Ozlem Tureci, e cila është gruaja e Sahinit, tha për Der Spiegel se Bashkimi Evropian ka supozuar se do të kishte “një shportë me furnizues të ndryshëm” të vaksinave.

“Por, pastaj, në një moment, është bërë e qartë se shumë nuk do të jenë në gjendje të bëjnë furnizime të shpejta”, tha Tureci. BioNTech planifikon të hapë një strukturë të re prodhimi në Marburg të Gjermanisë, muajin e ardhshëm, që do t’i mundësojë kompanisë të prodhojë 250 milionë doza shtesë të vaksinës, në gjysmën e parë të këtij viti.

Më herët, BioNTech dhe Pfizer kanë planifikuar prodhimin e 1.3 miliard dozave të vaksinës në vitin 2021 – të mjaftueshme për të vaksinuar 650 milionë njerëz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e shefit të Kardiokirurgjisë, Prof.Edvin Prifti

“Inteligjenca virale” dhe të pathënat e vaksinave të Koronavirusit

Ja si funksionojnë vaksinat dhe kushtet e veçanta

“Shpikjet” e shkencës për të zhdukur COVID


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!