01.01.2021 - 08:03
Dy bebet e para për 2021 janë Ajla dhe Meri që kanë ardhur në jetë në martenitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Glozheni”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Sipas saj të sapolindurat janë oguri më i mirë për vitin 2021.
“Mirë se erdhët Ajla dhe Meri! Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur”, shkruan Manastirliu.