MENU
klinika

Në spital rreth 1 për qind e të infektuarve aktivë. Arsyet

Dyfishohen rastet me COVID-19, por më pak të shtruar!

18.01.2021 - 08:57

Do të duhej së paku që me rritjen e të infektuarve aktivë, të kishte një shtim të pacientëve që kanë nevojë për kujdes spitalor. Por nuk ka ndodhur kështu. Madje edhe pse shifra e personave aktivë është dyfishuar, shtrimet në spital jo vetëm nuk janë rritur, por kanë ardhur në rënie, një tendencë kjo që është vërejtur që prej fillimit të muajit dhjetor.

Aktualisht janë rreth 26 mijë persona të infektuar aktivë, por vetëm 282 pacientë ndodhen në spital, çka do të thotë se vetëm 1 për qind e të infektuarve po marrin trajtim mjekësor të specializuar në 4 spitalet COVID.

Por pse ka ndodhur kjo? Ekspertët argumentojnë se rënia e shtrimeve në spital mund t’i atribuohet përfshirjes së mjekëve të familjes në këtë proces. Por ndërkohë, ndikim ka pasur edhe ulja e besueshmërisë. Shumë pacientë preferojnë të ndiqen në kushte shtëpie, sesa të shkojnë në spital.

Nga ana tjetër, edhe pse Ministria raporton të dhëna për 4 spitalet COVID në kryeqytet, ka mjaftueshëm raste të pacientëve të infektuar, të cilët ndiqen në spitalet rajonale si edhe në institucione shëndetësore private. Sa i takon situatës për 24 orët e kaluara, nga mbi 2500 testime kanë rezultuar të infektuar 474 persona. “Janë kryer 2521 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 474 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamzë, Gjirokastër, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Përrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik”. Rritje kanë regjistruar edhe rastet fatale.

“Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, ka bërë me dije Ministria. Prej gati një javë ka nisur edhe procesi i vaksinimit për personelin shëndetësor.

Sipas Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu janë 369 mjekë dhe infermierë, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID, në harkun e 7 ditëve. Një numër ky tejet i ulët, duke pasur parasysh angazhimin e Kryeministrit Rama për ta përmbyllur këtë proces brenda 14 muajve. Kujtojmë që këtë fazë të parë janë 195 flakonë ose rreth 975 doza vaksine dhe as personelit shëndetësor në radhë për vaksinën do të jenë të moshuarit mbi 75 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!