MENU
klinika

Studimi

Edi Rama, lideri i katërt më i ndjekur në Evropë në 2020-ën

03.01.2021 - 11:09

Kreu i qeverisë shqiptare, i pari për numrin e postimeve në Facebook. Viti 2020 ishte viti që do mbahet mend gjatë në histori si viti që izoloi mbarë globin për shkak të pandemisë së Covid-19, por edhe si një ngjarje epokale sa i përket botës digjitale, me platformat interaktive online të cilat rezultuan të ishin e vetmja ndërlidhje dhe mënyrë komunikimi në pamundësi të kontaktit fizik të kufizuar sidomos nga periudha e karantinës. Takimet, mbledhjet, ndërveprimet përmes mjeteve digjitale rrëzuan për herë të parë këtë vit edhe mitin e zyrës, ndërsa rrjetet sociale njohën rritjen më të madhe të numrit të përdoruesve në kohë reale madje u panë si dobia më e madhe që prej krijimit të tyre.

Por si përkthehet për politikanët marrëdhënia dhe komunikimi publik përmes aplikacioneve digjitale në një vit të vështirë si ky që lamë pas, ku janë zhvilluar për herë të parë edhe fushata zgjedhore online, duke zbehur konceptin e takimeve fizike publike.

Sipas studimit më të fundit të të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në “Facebook”, të “Terradata”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekur në Evropë për vitin 2020, me 1.3 milion ndjekës, duke lënë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje si Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ndërkohë i pari sa i përket numrit të ndjekësve qëndron Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i ndjekur nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe pas tij në vend të tretë Kryministri anglez Boris Johnson.

Nga të dhënat e analizuara nga “Terradata”, kryeministri shqiptar, Edi Rama renditet i gjashti në Evropë për sa i përket numrit të reagimeve të ndjekësve, me 5.6 milion like, apo emocion, përgjatë vitit që lamë pas. Ndërsa një tjetër e dhënë mjaft interesante, ajo e postimeve në “Facebook” e rendit kreun e qeverisë shqiptare në vend të parë ndër liderët europianë me 812 post në vitin 2020. Për Shqipërinë ky vit që u mbyll, përveç pandemisë ishte dhe viti i rimëkëmbjes pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019, cka i atribuohet edhe një numri mjaft të lartë postimesh në Facebook-un e Kryeministrit Rama në kantieret e rindërtimit.

Sipas të dhënave profesionale analitike të Terradata totali i komenteve në faqen e Kryeministrit të Shqipërisë është 524.9K, ndërsa shpërndarjet e informacioneve të kreut të qeverisë në rrjetin Facebook për vitin 2020 arritën në 216.2K.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga 2000 apartamentet në Durrës te ekonomia

Edi Rama zbulon dy marrëveshjet e firmosura në Abu Dabi


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!