MENU
klinika

Pas sulmit në Kapitol

Gjermania bashkëpunim me SHBA për një Plan Marshall për demokracinë

10.01.2021 - 07:30

Pasi protestuesit sulmuan Capitol Hill, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ofron një bashkëpunim të ngushtë në luftën për demokraci.

“Ne nuk duhet t’u japim hapësirë ​​armiqve të demokracisë liberale. Kjo është po aq e vërtetë për Gjermaninë dhe Europën, sa edhe për SHBA-në”, deklaroi ai.

“Ne jemi gati të punojmë ngushtë me SHBA për një Plan të përbashkët Marshall për demokracinë”, theksoi Maas.

Plani Marshall ishte një program i SHBA-së që ndihmoi kombet europiane të rindërtonin ekonomitë e tyre pas Luftës së Dytë Botërore.

 

 

Gjermania përfitoi veçanërisht nga ky plan.

Të mërkurën, qindra protestues pro Donald Trump sulmuan Capitol Hill, një simbol i demokracisë amerikane.

Nga të shtënat u vranë pesë persona përfshirë një oficer policie.

Maas dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ishin midis atyre që thanë se Trump ishte pjesërisht përgjegjës për përshkallëzimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Faleminderit miqve shqiptarë që u shqetësuan"

Ambasadorja Yuri Kim për ngjarjet në SHBA: Ata që shkelën ligjin…


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!