MENU
klinika

Në shkurt çështjet e nxehta

Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje pas 3 vitesh mungesë

26.01.2021 - 17:51

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rinisur të martën punën pas më shumë se dy vjet bllokimi. Shtatë gjyqtarët e rinj do të shqyrtojnë një padi të lidhur me Procedurën e Kodit Penal dhe rishikimet e vendimeve për gjykimet në mungesë.

Kushtetuesja është vënë në lëvizje për këtë çështje nga disa gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës dhe seanca po zhvillohet pa praninë e palëve, por vetëm mbi bazë dokumentesh.

Në muajin shkurt, Kushtetuesja pritet të shqyrtojë çështje të tjera që janë quajtur “të nxehta” për shkak të rëndësisë së tyre, për të cilat Presidenca, Qeveria dhe opozita e Shqipërisë janë përplasur viteve të fundit.

Kushtetuesja, së shpejti do të shqyrtojë çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019, datë e dekretuar fillimisht nga presidenti Ilir Meta, e më pas e anuluar prej tij, për të dekretuar si datë të re 15 tetorin e po atij viti, por që nuk u mor në konsideratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Opozita, e cila nuk mori pjesë në zgjedhje, i quajti ato antikushtetuese dhe e dërgoi çështjen në Kushtetuese.

Një çështje tjetër e rëndësishme është ajo e Teatrit Kombëtar, saktësisht procedurat të cilat i ka ndjekur Qeveria që çuan më pas në prishjen e godinës me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Teatri ishte prishur në muajin maj 2020, dhe disa artistë e protestues që po e kalonin natën brenda hapësirave të teatrit, ishin arrestuar.

Përplasja mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit Meta në fillim të vitit 2019, për shkak të refuzimit për të dekretruar si ministër të Jashtëm Gent Cakaj, është një tjetër çështje e rëndësishme që pritet të shqyrtohet.

Gjykata është drejtuar këtë periudhë nga Vitore Tushe, si anëtarja më e vjetër, së cilës i ka mbaruar mandati. Në mbledhje u vendos megjithatë që ajo “të autorizohet për të vazhduar ushtrimin e kompetencave të Kryetarit deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit”.

Gjykata Kushtetuese është plotësuar tashmë me 7 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithsej. Kuvendi dhe Presidenti kanë emëruar nga tre anëtarë, ndërsa tre anëtarë të rinj do të emërohen nga Gjykata e Lartë. Pak ditë më parë, 7 anëtarët mbajtën mbledhjen e parë, ku u morën vesh për kalendarin e punës. Vitore Tusha, e cila është më gjyqtarja më e vjetër në detyrë, do ushtrojë kompetencat e kryetarit, deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri.

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri mbeti jashtë funksionit dhe e mbyllur përkohësisht, pasi nga nëntë anëtarët e saj, tre ishin dorëhequr ose kishin mbaruar mandatet, katër janë rrëzuar në procesin e vetingut (verifikim apo kontroll i detajuar për zyrtarët publikë) dhe vetëm dy e kaluan vetingun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çështjet e nxehta që priten të shqyrtohen

Nesër mbahet seanca e parë e Gjykatës Kushtetuese


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!