MENU
klinika

"Po punojmë për..."

Identifikimi elektronik në zgjedhje/ KQZ: Interes shprehu vetëm një kompani

05.01.2021 - 19:31

Ndërsa zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka përzgjedhur kompaninë për implementimin e teknologjisë për identifikimin elektronik të votuesve.

Pas hapjes së garës për tenderin në fjalë, interes shprehu vetëm një kompani, nga 6 të tilla që ishin ftuar.

Me anë të një njoftimi, KQZ thotë se po zhvillohen procedurat për fazën e vlerësimit të ofertës.

Njoftimi:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”.

Sot ishte afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar, ofertën ekonomike dhe dorëzimin e pajisjes së kërkuar (mostrës) nga kompanitë.

Në këtë procedurë u ftuan për të marrë pjesë 6 kompani, nga të cilat u paraqit një 1 kompani.

Aktualisht, KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës, shqyrtimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!