MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhimbje te fundi i zorrës…

20.01.2021 - 11:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje! Kam dhimbje tek fundi i zorrës, më është acaruar. Është krijuar si një copë mishi i vogël që është si i ngurtë, edhe afër zorrës kur e prek është i fortë dhe si kokërr nga brenda. Por më shumë më shqetëson dhimbja qe kam, më çmendi, kam marr krem që lyhem. Kam bërë një vizitë tek kirurgu dhe më pa problemi nga jashtë. Më tha mirë e ke kremin që ke marrë, nuk është për t’u shqetësuar. Unë kam shumë dhimbje, sidomos natën.

Mjeku: Keni bërë shumë mirë që keni bërë vizitë tëk kirurgu, si rregull problemi juaj duhet të ishte zgjidhur nga kjo vizitë. Në zorrë ka disa sëmundje, kryesisht janë hemoroidet, ka dhe proleps të zorrës, ka dhe tumore të zorrës. Përderisa kirurgu të ka thënë që nuk ke një problem të madh, unë ju rekomandoj një kontroll tjetër te kirurgu apo edhe te një gastrohepatolog për të parë situatën, domethënë nëse është përcaktuar diagnoza korrekte dhe a është bërë mjekimi korrekt. Nuk mund të flas pa e parë gjendjen tuaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.