Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un festoi ditëlindjen me një listë të gjatë dëshirash për armë të reja.
Përfshihen raketa më precise dhe me rreze të gjatë, koka predhash të mëdha, satelitë spiunë dhe një nëndetëse me energji bërthamore. Planet ushtarake të njoftuara gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha politike në Korenë e Veriut në pesë vitet e fundit mund të tingëllojnë kërcënuese dhe janë me të vërtetë një kërcënim. Por është gjithashtu një sfidë. Koha e këtij mesazhi është thelbësore pasi vjen ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden përgatitet të marrë detyrën. Kim, i cili gjithashtu tani është graduar Sekretar i Përgjithshëm (niveli më i lartë i Partisë së Punëtorëve në pushtet), po lufton të dëgjohet jashtë vendit të tij mes trazirës aktuale në SH.B.A.
Por nëse administrata amerikane e ardhshme mban ndonjë shpresë për të parandaluar ambiciet bërthamore të Kim, tani mund të jetë koha për të dëgjuar. “Njoftimet e Kim pa dyshim kanë për qëllim të kujtojnë administratën amerikane se nëse ndërmerr një veprim të shpejtë ndaj Koresë së Veriut do të rezultojë një dështim. Kjo gjë do të përcaktojë dhe dëmtojë interesat e SHBA-së dhe Koresë së Jugut”, tha Ankit Panda, autor i një libri referuar Kim Jong Un, duke shtuar që administrata e Joe Biden duhet ta marrë këtë paralajmërim seriozisht. Kim dhe Donald Trump u takuan tre herë, por ata nuk arritën të firmosin ndonjë marrëveshje për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut ose sanksioneve aktuale shkatërruese ekonomike të vendosura ndaj Pyongyang nga SH.B.A. dhe KB. Pyetjet që bëhen në gadishullin Korean janë nëse Joe Biden mund të bëjë më shumë se kaq dhe nëse ai duhet ta marrë seriozisht kërcënimin e Kim.
“Unë mendoj se presidenti i zgjedhur duhet ta konsiderojë qëndrimin e Kim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sqarojë perspektivën e tij mbi objektivat që administrata e tij do të kërkojë në negociatat e mundshme me Korenë e Veriut,” tha Panda. “Nëse Kim nuk sheh asnjë ndryshim nga qëndrimi tradicional i SH.B.A. mbi çarmatimin e plotë të bërthamor përpara se të lehtësohet nga çdo sanksion, do të mendoja se ai thjesht do të vazhdonte me testimin e armëve dhe aktivitetet e tjera,” shtoi ai. Në fjalën e tij para mijëra delegatëve në Kongresin e Partisë së Punëtorëve, Kim përshkroi SHBA si “armikun më të madh” të vendit të tij, por ai gjithashtu shtoi se ai nuk “përjashtoi mundësinë e diplomacisë”. Takimet mund të kenë dështuar, por ato janë lavdëruar në sallën kryesore të Kongresit të partisë si një “ngjarje me rëndësinë më të madhe në historinë e politikës botërore”.
Kështu që ka një dyshim nëse Joe Biden dëshiron ta përdorë këtë mundësi. Por Duyeon Kim, Bashkëpunëtor i Lartë i Përgjithshëm në Qendrën për një Siguri të Re Amerikane, tha se SHBA do të duhej të bënin lëvizjen e parë dhe çdo marrëveshje do të vijë me një kosto. “Çmimi i Kim Jong-un për SH.B.A. po i jep fund stërvitjeve të kombinuara ushtarake me Seulin, heqjen e sanksioneve dhe përmbajtjen nga kritikat e të drejtave të njeriut përpara bisedimeve. Uashingtoni nuk do t’i bëjë këto pa kushte,” tha Duyeon Kim. “Edhe nëse negociatat rinisin, çmimi i Kim është i lartë për çdo marrëveshje sepse ai ka sugjeruar bisedime të kontrollit të armëve në stilin e Luftës së Ftohtë në të cilat të dy palët ndërmarrin hapa të ndërsjellë. Por kjo nuk ka kuptim sepse nuk ka barazi midis SH.B.A-së dhe Koresë së Veriut për arsenalet bërthamore”.
Unë e kuptoj se Donald Trump dhe Kim Jong-un thuajse e arritën një marrëveshje në takimin e tyre të dytë në Hanoi në shkurt të 2019. Por kjo marrëveshje nuk është më në tryezë, dhe Kim tani po negocion me një president krejt të ndryshëm. Ajo që Kim është duke bërë me këtë fjalim është duke u përpjekur të provojë se ai ka epërsinë. Ai po rivendos pikën e fillimit për bisedime nuk ka të bëjë më më të heqë dorë nga arsenali i tij aktual, por ka të bëjë me parandalimin e tij për të ndërtuar një të ri dhe të përmirësuar. Më shumë zjarr dhe tërbim? Nuk është ndonjë befasi e madhe që Kim shpreh ambicie për të zgjeruar arsenalin e tij bërthamor.
Por, çfarë befasoi edhe më shumë, ishte se prezantoi një listë të detajuar të qëllimeve të tij:
-raketa me rreze më të gjatë
-raketa më të mira
-raketa hipersonike
-satelitët e zbulimit ushtarak
-raketa balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurta
-mjet i ri ajror pa pilot
-koka të reja bërthamore
-armët bërthamore taktike
Sigurisht, çdo armë e re do të duhet të testohet, dhe me provat vijnë tensionet. Të gjithë në gadishullin Korean kujtojnë kërcënimin e “zjarrit dhe tërbimit” të premtuar nga Donald Trump në 2017 pas tre provave të raketave me distancë të gjatë nga Koreja e Veriut. Koreja e Jugut dëshiron dëshpërimisht të shmangë përsëritjen e kësaj retorike konfliktesh. Por Kim po përgatitet dhe ndoshta pret të shikojë ndonjë reagim. Në fjalën e tij, ai madje tregoi se sa larg do të donte që të fluturonin raketat e tij me distancë të gjatë. Ai dëshiron që ato të jenë në gjendje të godasin objektiva deri në 15,000 km larg. Ky diapazon do ta bënte Pyongyang-un më shumë se të aftë për të goditur SHBA-në. Koreja e Veriut nisi atë që njihet si Huasong 15 në fund të vitit 2017 dhe pretendoi atëherë se raketa mund të arrinte në çdo pjesë të SHBA-së.
Sa i përket ëndrrës së një nëndetëseje me energji bërthamore, analistët besojnë se kjo mund të jetë një rrugë e gjatë për regjimin. Megjithatë, Koreja e Veriut “ka provuar të jetë jashtëzakonisht elastike në të kaluarën”, tha Panda. Kim Jong-un ka arritur të bëjë përparime të konsiderueshme në programin e saj aktual bërthamor pavarësisht nga një seri krizash ekonomike të thella. “Edhe nëse Kim nuk mund të përmbushë tërësinë e agjendës së tij, ne nuk duhet të vëmë bast kundër vullnetit të tij për të shtyrë dhe për të filluar testimin dhe prodhimin e disa prej sistemeve që ai përmendi,” tha Panda.
Raportet negative të ekonomisë në Korenë e Veriut
Pyetja e madhe është, si do të paguajë Kim Jong-un për ambiciet e tij ndërsa vendi i tij përballet me një nga situatat më të errëta ekonomike në dekada. A mund të jetë kjo listë dëshirash një kërcënim bosh? Pesë vjet më parë, Kim i premtoi popullit të tij prosperitet ekonomik. Këto plane tani janë në rrënoja. Ai hapi Kongresin e partisë duke e pranuar dështimin. Fjala “më fal” nuk do të ishte dëgjuar nga babai apo gjyshi i tij por udhëheqësi i ri tani është mësuar të kërkojë falje dhe madje është parë me lot në një paradë ushtarake në tetor ndërsa përshkroi situatën e zymtë me të cilën po përballeshin njerëzit e tij. Kufijtë e Koresë së Veriut u mbyllën gati një vit më parë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 nga Kina fqinje. Pyongyang ende mohon të ketë një rast të vetëm të konfirmuar të virusit, megjithëse ka shumë raporte të pakonfirmuara që pretendojnë se Covid-19 është përhapur brenda shtetit sekret. Bllokada e kufirit ka ndikuar në tregtinë me Kinën e cila tani është në rënie me gati 80%.
Një seri tajfunesh dhe përmbytjesh kanë shkatërruar të mbjellat dhe shtëpitë. Uebfaqja e NK Neus raportoi raftet bosh të supermarketeve në kryeqytetin e Koresë së Veriut Pyongyang dhe çmimet e mallrave të thjeshtë si sheqeri janë rritur, sipas agjensisë së spiunimit të Koresë së Jugut. Burime diplomatike kanë treguar për disa mallra të grumbulluara në kufi, përfshirë pajisjet mjekësore. Në rastin më të mirë ato vonohen. Në rastin më të keq ato nuk hyjnë fare në vend. Dhe, sigurisht, sanksionet e rrepta ekonomike mbesin në fuqi. Koreja e Veriut është më e distancuar nga bota se kurrë më parë. Brenda saj, ka shenja se ekziston një goditje në tregjet informale të cilat ishin shfaqur në të gjithë vendin ndërsa familjet u përpoqën të bënin para shtesë. Këto shenja të vogla të kapitalizmit ishin toleruar për vite me radhë por tani edhe shteti i dëshiron këto para. Peter Uard, një Kandidat për PhD në Universitetin e Vjenës, studion nga afër ekonominë e Koresë së Veriut dhe tha se kjo i paraprinte pandemisë dhe se “disa prej tyre datojnë para se Kim Jong-un të merrte pushtetin”.
Pra, çfarë mund të bëhet?
Koreja e Jugut ka lënë të kuptohet se administrata e Biden duhet t’i sinjalizojë Pyongyang se është e gatshme të flasë.
Presidenti Moon Jae-in tha përsëri në fjalimin e tij të Vitit të Ri se ishte i gatshëm të takonte udhëheqësin e Koresë së Veriut “në çdo kohë dhe kudo”. Por Kim Jong-un e refuzoi këtë gjë dhe shpesh shkarkon Seulin si një lojtar në këto diskutime. Ai hoqi sugjerimet e ndihmës ose bashkëpunimit për ilaçet dhe vaksinat Covid-19. Jeongmin Kim, një analist nga NK Neus, tha se ishte “koha që Seuli të ulte pritshmëritë pritjet e tij”. “Ky kongres i partisë ia bëri edhe më të qartë Presidentit Moon se Koreja e Veriut nuk është e interesuar në gjërat simbolike, të vogla si bashkëpunimi ndër-korean.
“Por ashtu si me SH.B.A., Koreja e Veriut nuk i mbylli dyert plotësisht por për të ka një kusht: Sikur paralajmëroi, “të shikojmë si do sillet administrata e re”. “Qëndrimi ndaj Koresë së Jugut është që dujet të mbështetet më pak në SHBA dhe të bashkojë forcat me Korenë e Veriut. Moon nuk mund ta bëjë këtë. “Por për shkak se Koreja e Veriut e la atë si të kushtëzuar dhe nuk i ndërpreu plotësisht lidhjet, Seuli ka të ngjarë të përqafojë këtë ide. Por duket se çdo mundësi bashkëpunimi midis Koreve çon tek Uashingtoni si ndërmjetës.
Administrata e re ka një listë në rritje dhe kërkuese të përparësive; Koreja e Veriut është vetëm një prej tyre dhe po lufton për të marrë ndonjë vëmendje. Sidoqoftë, shumica e analistëve besojnë se nëse presidenti i zgjedhur amerikan nuk arrin të përgjigjet shpejt, Koreja e Veriut do të marrë masa, ndoshta duke testuar raketa balistike. Kim Jong-un ka krijuar skemën. Mesazhi i tij tani është, “Radha jote, Biden.”
Përkthyer dhe përshtatur nga bbc/ Konica.al