MENU
klinika

Një artist i dështuar...

Kush është “djalli me brirë”, në Kongresin amerikan?

07.01.2021 - 17:42

        Me besimin se, presidenti Trump po bën një luftë të fshehtë kundër një zinxhiri të fuqishëm pedofil satanik dhe kundër njerëzve-hardhucë, që e sundojnë botën. Kanë përsëritur për muaj me radhë, se Trump fitoi zgjedhjet por u grabit, ndaj është logjike që morën pjesë në përpjekjen për grushtin e shtetit./Konica.al

Një nga drejtuesit e komunitetit QAnon të Arizonës, Jake Agnelli, është figura më shprehëse e dhunshës së mbështetësve të Trump-it në Kongres.

Ai është këngëtari dhe aktori nga Arizona, pak i njohur dhe jo shumë i suksesshëm. I njohur gjithashtu si Q Shaman, Jake Agnelli është udhëheqësi i kësaj lëvizje konspirative që FBI ka vënë në listën e organizatave potencialisht të rrezikshme, por Donald Trump është i lumtur dhe shpesh, ndan postimet e tyre, plot teori të pabesueshme konspirative.

I zhveshur deri në bel, fytyrë të pikturuar me të kuqe, të bardhë dhe blu, me një kokore vikingësh, prej lëkure kafshësh e brirë, Angelli është bërë një figurë simbolike në lëvizjen e teorisë së komplotit, gjatë vitit të kaluar.

Personazhi me brirët e buallit në kokë, bëri selfie rreth Kapitolit, të mërkurën dhe marshoi nëpër ambientet e Kongresit, me një megafon në duar.

QAnon, sikur raporton Faktograf, është një derivat i Q Anonymous, kështu që në përkthim fjalë për fjalë anonim Q. Facebook dhe rrjete të tjera sociale ndalojnë mijëra faqet e tyre, me trillime të çmendura, por Trump i mbështet ata dhe kandidatët e tyre, fitojnë listat zgjedhore.

Ndjekësit e QAnon kanë luajtur një rol të rëndësishëm në protestat “Stop Vjedhjes” në dy muajt e fundit, që kur Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

E mërkura, për shumë QAnons që festuan rrethimin e Kongresit, shënoi “hapin e parë” të një lloj lufte civile, thekson Business Insider.

”Q Shaman” është një nga shumë personazhet në botën e gjallë të QAnon, punimet e të cilit, frymëzojnë dhe ndikojnë te të tjerët, kështu që aktori pak i njohur i Arizonës, gëzon popullaritet të konsiderueshëm brenda lëvizjes.

Pasditen e të mërkurës, ai mori mikrofonin jashtë ndërtesës së Kapitolit dhe u bëri thirrje njerëzve të shpërndahen, raportoi New York Times. Ai e kaloi një pjesë të rinisë në përpjekje të njihej si aktor dhe më pas si këngëtar, por pa qenë  i suksesshëm.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!