MENU
klinika

Birn: Çmimi dhe afatet e dorëzimit do t’u mbahen të fshehta shqiptarëve

Marrëveshja për vaksinën e “Pfizer” shpallet sekret tregtar

14.01.2021 - 18:35

Qeveria shqiptare miratoi me një akt normativ një marrëveshje sekrete me kompaninë Pfizer Export BV për blerjen e një sasie të vaksinës kundër COVID-19 por në aktin normativ të publikuar në fletoren zyrtare deklarohet se kompania ka kërkuar që kontrata, përfshirë çmimin, sasinë dhe afatet e dorëzimit, të mos bëhet publike.

“Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Export BV nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare”, shkruhet në aktin normativ, i cili ngarkon edhe institucionet e përfshira në proces që të “mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur” me këtë akt normativ.

Pfizer ka kërkuar nga shumë vende që çmimi i shitjes të mos bëhet publik ndërsa vaksina anti-Covid pritet t’i sigurojë asaj dhjetëramiliardë euro të ardhura përgjatë pak viteve. Në Belgjikë Pfizer u ankua dhjetorin e kaluar se një politikane vendëse publikoi çmimin me të cilën qeveria e Belgjikës kishte rënë dakord të blinte pesë milionë doza.

Sipas një lajmi të Reuters, çmimi i paguar nga Belgjika ishte 12 euro për dozë. Ndryshe nga Belgjika, sipas Reuters, çmimi që Bashkimi Europian ka pranuar të paguajë 15.5 euro për dozë.

Shqipëria nisi procesin e vaksinimit disa ditë më parë me një sasi të vogël vaksinash që po përdoren për stafet mjekësore të spitaleve COVID-19. Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë kanë refuzuar të deklarojnë se si arritën të sigurojnë sasitë e parë prej rreth 1000 vaksinash apo çmimin e paguar./ BIRN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e shefit të Kardiokirurgjisë, Prof.Edvin Prifti

“Inteligjenca virale” dhe të pathënat e vaksinave të Koronavirusit


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!