“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Milia: Çfarë janë cistet e bardha që dalin në fytyrë?
Mjeku: Milia mund të rritet deri në dy milimetra në madhësi, por ato shpesh mund të jenë më të vogla. Mund të zhvillohen tek kushdo, por zakonisht prek bebet.
“Rreth gjysma e foshnjave do të kenë milia, zakonisht shfaqen në fytyrë”, thotë Nkanyezi Ferguson, mjek dermatolog.
Milia tek të rriturit është shumë e njëjtë, megjithëse mund të zgjasë më shumë. Në të dy rastet, milia është në thelb e padëmshme dhe zakonisht nuk ka nevojë për trajtim.
Çfarë e shkakton milinë?
Akoma nuk dihet shkaktari i vërtetë i milisë, por përdorimi i produkteve të ashpra dhe me kimikate për fytyrën mund të shkaktojnë milinë.
Në disa raste milia mund të shoqërohet dhe me trauma të tjera të lëkurës si djegie, skuqje etj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.