MENU
klinika

Asnjë fluturim drejt Gjermanisë?

Ministri i Brendshëm paralajmëron ashpërsim të masave

26.01.2021 - 15:39

Qeveria gjermane po diskuton reduktimin në pothuajse zero të numrit të fluturimeve hyrëse në Gjermani.

Kjo, në një përpjekje për të parandaluar që variantet e reja më virulente të Covid-19 të fitojnë terren në vend. Kështu tha sot ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer për gazetën “Bild”.

Masa të tjera që po konsiderohen përfshijnë edhe mbylljen e kufijve në rajone ku variantet e mutuara të koronavirusit janë deri tani më të përhapura, shtoi ai.

“Rreziku i paraqitur nga këto mutacione virusi kërkon prej nesh që ne të konsiderojmë edhe masa drastike”, tha Seehofer për Bild.

“Ato përfshijnë kontrolle më të rrepta kufitare, veçanërisht në kufijtë me rajone me rrezik të lartë, por gjithashtu një zvogëlim të trafikut ajror në Gjermani në pothuajse zero, siç po bën aktualisht Izraeli”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!