Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se ditën e nesërme do të nisë procesi i vaksinimit në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan: LAJM I MIRË. Nesër nisim vaksinimin antiCovid19.
Fushata me moton “Shqipëria buzëqesh” do të nisë ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Fillimisht vaksinimi do të fillojë me bluzat e bardha, pastaj me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75-vjeç.
Në 1 janar, kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare ka siguruar zyrtarisht 500 mijë vaksina të Pfizer nga kompania BioNTech, ku rreth 10 mijë prej tyre do të jepen në fund të këtij muaji. Ne konferencen e 1 janarit Rama thekson se plani i vaksinimit kundër koronavirusit do të realizohet sipas parashikimeve.