MENU
klinika

Policia jep detaje

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 10 vjeçarja përplaset për vdekje

17.01.2021 - 13:35

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku një vajzë 10 vjeçare ka gjetur vdekjen.

Policia sqaron se fëmija është aksidentuar nga një makinë në rrugën “Njazi Meka”.

Njoftimi:

Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ​ këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN