15.01.2021 - 19:34
Në Konsullatën Përgjithshme Shqiptare në Bari të Italisë, ka nisur sot shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të emigrantëve shqiptarë atje.
Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari, Gentiana Mburimi shpjegon se ky shërbim do të ofrohet për të gjithë qytetarët rezidentë në Rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrisë, Sicilisë dhe Sardenjës.
Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, morën pjesë Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përfundon operacioni
Kalim i paligjshëm drejt Anglisë, kapet “koka” e grupit
Mes tyre 1 polic (EMRAT)