MENU
klinika

Jo më filiale nga parajsat fiskale

S’do lejohen më degë apo zyra nga kompani në vendet me risk…

30.01.2021 - 16:37

Ndryshimet më të fundit që po ndërmerren në legjislacionin për parandalimin e pastrimit të parave detyrojnë autoritetet të mos lejojnë apo të licencojnë filiale ose zyra përfaqësive të kompanive të themeluara në vend me risk të lartë. Një prej neneve të reja vendos masa shtesë shtesë për vendet me rrezik të lartë.

Autoritete mbikëqyrës dhe/ose  licencuese, si dhe subjektet e këtij ligji zbatojnë edhe masat e mëposhtme në raport me vendet rrezik të larte:

  1. i) refuzimin e themelimit të filialeve apo degëve apo zyrave përfaqësuese të subjekteve nga vende me risk të lartë, apo në raste të tjera të merret në konsideratë fakti se subjekti është nga një shtet i cili nuk ka apo nuk zbaton sisteme të duhura për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Më tej, përcaktohet ndalimi i subjekteve që të themelojnë degë apo zyra përfaqësuese në vendin me risk të lartë, apo të merret parasysh fakti se dega apo zyra përfaqësuese përkatëse do të ishte në një vend i cili nuk ka apo nuk zbaton sisteme  të duhura për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

Ndryshimet përcaktojnë se duhet të kërkohet mbikëqyrje e shtuar apo kërkesë e shtuara për auditim të jashtëm për degët dhe filialet e subjekteve të që gjenden në vendin me risk të lartë; si dhe shtimi i kërkesave për auditim të jashtëm për grupet financiare në raport me cilëndo prej degëve dhe filialeve të tyre që gjenden në vendin me risk të lartë;

Po ashtu, të kërkohet nga institucionet kreditore dhe financiare që të rishikojnë dhe ndryshojnë, apo nëse është e nevojshme që të përfundojnë, marrëdhëniet korresponduese me institucionet përkatëse në vendin me risk të lartë.”.

Ndryshimet, të hedhura tashmë për konsultim public konsistojnë kryesisht në rritjen e vëmendjes ndaj bankave guaskë, që përdoren për maskimin e fondeve, ndërkohë që njëherësh zgjerojnë edhe rrethin e familjarëve, personave apo subjekteve të lidhur me politikanët e zyrtarët e lartë. /Scan

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN