MENU
klinika

"Me biznesin privat nuk janë hasur problematika"

Paga minimale 300 mijë lekë/ Ministrja Denaj: Është rritje drejt formalitetit

22.01.2021 - 21:39

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se biznesi privat i është përgjigjur pozitivisht vendimit të qeverisë për rritjen e pagës minimale me 40 mijë lekë, duke e çuar në 300 mijë lekë të vjetra.

Denaj u shpreh se ka pasur nga ato biznese private që e kanë thënë se kjo i shkon në ndihmë individit, sepse ai rrit më shumë kontributet, si edhe të ardhurat.

Po ashtu Ministrja shtoi se Shqipëria është një vend që ka pasur struktura të larta të informalitetit dhe rritja me 300 mijë është edhe një rritje drejtë formalizmit.

“Ne e kemi konsultuar. Unë si Ministre e Financave kam në mbikëqyrje edhe tregun e punës dhe këshilli kombëtar i punës ka detyrim ligjor rritjen e pagës minimale.

Biznesi privat nuk ka pasur problematika në rritjen e pagës minimale. Madje ka pasur nga ata që kanë thënë se kjo i shkon në ndihmë individit, sepse ai rrit më shumë kontributet, si edhe të ardhurat.

Duhet të theksojmë se ne vijmë nga struktura të larta të informalitetit dhe rritja me 300 mijë është edhe një rritje drejtë formalizmit”, tha ministrja Denaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si nismë sociale është e mirëpritur

Paga minimale 300 mijë lekë/ “Mund të rëndojë ekonominë”

Rritet pesha e punonjësve që paguhen më pak, ndërsa ata me rrogë të lartë…

Si ndryshuan pagat pas karantinës së parë?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!