MENU
klinika

Ja çfarë raportojnë mediat greke

Përfundon takimi Greqi-Turqi

25.01.2021 - 14:08

Ka përfunduar pas 3 orësh takimi i delegacioneve Greqi-Turqi, që u rikthyen në tryezën e bisedimeve pas afro 5 vitesh.

Lajmi raportohet nga mediat helene që nuk japin detaje se çfarë kanë diskutuar palët. Pritet që diplomatët grekë të largohen nga Stambolli në orën 15:00 (me orën greke).

Mësohet se delegacioni grek drejtohej nga Pavlos Apostolidis, një diplomat karriere me përvojë.

Delegacioni turk drejtohej nga zëvendësministri i Jashtëm Sedat Onal dhe Cagatay Erciyes, kreu i departamentit të Ministrisë së Jashtme.

Ministria e Jashtme e Turqisë pritet të dalë me një deklaratë për shtyp lidhur me bisedimet. Nga viti 2002 deri në vitin 2016, dy anëtarët e NATO-s zhvilluan 60 raunde bisedimesh, ku shënuan pak përparim.

Zëdhënësi i qeverisë Christos Tarantilis në një konferencë për shtyp të mbajtur sot tha se: “Greqia po hyn në bisedime me qëllim të mirë dhe pret të njëjtën gjë nga pala turke”.