MENU
klinika

U shkëput nga BE por jo nga...!

Pas Brexit, Britania duhet të rivendosë besimin në Evropë

03.01.2021 - 09:41

Pas katër vjet konfliktesh, debatesh të zjarrta dhe kërkimesh, MB-ja është larguar nga BE. Por nuk është larguar nga Evropa. Në një fjalim që njoftonte marrëveshjen BE-MB, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen citoi Uilliam Shakespeare, The Beatles dhe poetin TS Eliot. Jo vetëm që Britania është “gjeologjikisht” e bashkangjitur në kontinent, siç vuri në dukje edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar; Evropa është në kulturën dhe shpirtrat tanë.

SH.B.A. mund të habitet kur britanikët thonë se po “shkojnë në Evropë” me pushime. Si një ishull krenar, ne duam të theksojmë ndryshimet tona.

Një bisedë e fundit me redaktorin e botimit grek të librit tim, i cili quhet për habi Platon, më kujtoi skenën në “Jeta e Brianit” të Monty Python. Çfarë kanë bërë ndonjëherë romakët për ne? pyet Regin, udhëheqësin e Frontit Çlirimtar të Popullit të Judeas, ndërsa ai e nxit grupin e tij të kthehet kundër shtypësve.

“Përveçse, shërbimet higjeno-sanitare, ilaçet, arsimin, verën, rendin publik, ujitjen, rrugët, një sistem uji të freskët dhe shëndetin publik”.

Si evropianë, ne jemi të lidhur së bashku nga një histori që i paraprin një marrëveshje tregtare 47-vjeçare. Ne madje – herë pas here – ndajmë një sens humori të përbashkët.

Në vitin e ri, do të ishte një gabim i thellë që ministrat e qeverisë të vazhdonin tonin e tyre të superioritetit anglez. Askush nuk duhet të jetë në cabinet dhe të bëjë këtë lloj pretendimi, siç bëri Gavin Uilliamson, sekretari i arsimit, kohët e fundit, duke thënë se MB ishte e para që shpërndau vaksinat Covid në Evropë sepse “ne jemi një vend shumë më i mirë”.

Përkundrazi, me Brexit, britanikët duhet të fillojnë procesin e rindërtimit të miqësisë dhe respektit që kanë humbur.

Kanali midis Francës dhe Anglisë është 20 milje larg në pikën e tij më të ngushtë. Megjithatë, që kur Charles de Gaulle vuri veton e anëtarësimit britanik në Tregun e Përbashkët në 1967, nuk jemi ndjerë kaq të shkëputur. Të gjitha negociatat janë pa sens.

Por nëndrejtimin e ish-kryeministres Theresa May, pala britanike shpërdoroi vullnetin e mirë të ndjerë fillimisht në shumë kryeqytete evropiane pas rezultatit të referendumit 2016. Ekipi i Boris Johnson më pas thelloi mosbesimin duke kërkuar seanca negociuese pa pasur ndonjë gjë të re për të ofruar dhe duke kërcënuar se do të shkelte ligjin ndërkombëtar.

Nuk janë vetëm kushtet e marrëveshjes që shqetësojnë shumë njerëz të biznesit; me to mund të punohet. Është humbja në mbarë botën e respektit për një vend që dikur e kishin zili për diplomatët e tij të shkëlqyer dhe parlamentin e fuqishëm, por tani çfarëdo duket se Britania është rrënuar.

Shumë nga aleatët tanë janë tronditur nga vetë-izolimi i Britanisë gjatë katër viteve të fundit. Kjo e ndihmoi Brukselin për të nxjerrë Brexit si një çështje unike Britanike sesa një moment ekzistencial, dhe për të shmangur të menduarit strategjikisht se si duhet të duket marrëdhënia e re midis demokracive të tilla të rëndësishme.

Tensionet në Mbretërinë e Bashkuar-BE nuk janë asgjë e re.

Ekziston një ironi e thellë në faktin se Zyra e Jashtme Britanike, me filozofinë e saj, çoi në zgjerimin e unionit nga 12 vende anëtare relativisht koherente në 1993 në një 28 deri në 2013. Por acarimi aktual duket se është i një rendi tjetër. Ekziston një ndjenjë në shumë kryeqytete evropiane që MB ka vendosur t’i ulë rëndësinë vetes.

Jashtë bllokut, e ardhmja do të jetë një seri negociatash. Britania moderne është plotësisht evropiane në dëshirën e saj për të luftuar ndryshimin e klimës, ekstremizmin islamik, ndërhyrjen ruse dhe inkursionet kineze në të drejtat e njeriut. Ndërsa bota lëviz në një epokë të re të konkurrencës së madhe të fuqisë, Mbretëria e Bashkuar mund të projektojë vetëm fuqinë e saj dhe vlerat liberale demokratike në partneritet me vendet e tjera me të njëjtat mendime.

Për shumë njerëz, një nga përfitimet e prekshme të anëtarësimit në BE ishin skemat që promovuan mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Gjysma e të gjithë studentëve britanikë që studiojnë jashtë e bëjnë këtë nën programin Erasmus të BE- së, i cili fatkeqësisht është bllokuar sipas marrëveshjes së re.

Në dëshirën e saj për të kaluar në pjesën tjetër të botës, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk duhet të humbasë mundësitë për të thelluar lidhjet me vendet të cilat, në fund të fundit, janë afër dhe janë të lira për t’u arritur.

Ndoshta duhet të përpiqemi të rimarrim frymën e vitit 1967, kur The Beatles publikoi “All You Need Is Love”. Boris Johnson ka një shans ta bëjë këtë dhe të rivendosë raportet, kur Britania kryeson G7 vitin e ardhshëm dhe pret samitin e klimës të KB CO26 në nëntor. Bota do të dëshirojë të shohë një Britani të rritur që është inteligjente dhe bashkëpunuese, jo egoiste.

Me një traktat që është mbi 1,200 faqe, dhe shumë çështje akoma për t’u finalizuar, do të duhet kohë për të parë se si do të funksionojë marrëveshja në praktikë.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga financial times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN