MENU
klinika

"Më shumë se dyfish reshje"

Peleshi krahason përmbytjet e janarit me ato të vitit 2010: Kemi pasur shumë më pak dëme

15.01.2021 - 12:44

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një krahasim të përmbytjeve gjatë janarit dhe ato të vitit 2010.

Gjatë konferencës për mediat, Peleshi tha se sivjet ka pasur dyfish më shumë reshje dhe vetëm 140 banesa kanë qenë me ujë në oborr, në krahasim me 4000 shtëpi që ishin në vitin 2010.

“Të ndajmë disa gjëra që më shumë na vlejnë për të ardhmen dhe jo për të thënë se sa mirë punuam këtë herë. Dorë më shumë në fatkeqësitë natyrore ne e kemi për pasojat që ato sjellin.  Këtë  herë patëm kërcënime shumë të mëdha dhe situatë që mund të vinte edhe si herët e tjera.  Kujtojmë se Vjosa është një kërcënim konstant.  Ne kemi pasur më shumë se dyfish reshje në janar 2021 sesa në vitin 2010 sipas të gjitha shifrave zyrtare. Edhe në prurjet në basene kanë qenë më shumë se të dyfishuara krahasuar me vitin 2010. Edhe në Kaskada është bërë një punë shumë e mirë. Në vitin kemi pasur mbi 14 mijë hektarë të përmbytur, krahasuar me 2010. 4000 banesa kanë qenë me ujë në oborre ndërkohë që këtë herë vetëm 145. Diferencë akoma më e madhe është vënë re edhe për shtëpitë me dëme në elektro-shtëpiake apo edhe dëmet në bagëti”, tha Peleshi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!