MENU
klinika

Jep imunitet në nivelin 92.5%

Përfundon faza e parë eksperimentale e vaksinës italiane

05.01.2021 - 13:57

Vaksina italiane Rei Thera e realizuar në Institutin Italian të Sëmundjeve Infektive në Romë Spallanzani ka përfunduar fazën e parë të eksperimentimit me rezultat mjaft inkurajues.

“Vaksina Rei Thera prodhon antitrupa kundër virusit me vetëm një dozë të saj e niveli i imunitetit ndaj virusit tek personat e vaksinuar është në koeficientin 92.5. %” , ka deklaruar drejtori i Institutit Spallanzai Giuseppe Ippolito.

“Me një dozë të vetme vaksine kemi arritur rezultatet e vaksinës Pfizer e Moderna”, është shprehur ai.

Instituti Spallanzani i Romës informon se për fazën eksperimentale të vaksinës Rei Thera janë rekrutuar 100 persona vullnetarë e 45 prej tyre janë vaksinuar me doza të ndryshme vaksine. Në 28 ditët pas vaksinimit asnjë prej personave  të vaksinuar nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore e ky është një rezultat pozitiv në krahasim me fazën e parë të eksperimentimit në vaksinë Pfizer e Moderna.

Niveli i prodhimit të antitrupave mbetet konstant në katër javët pas aplikimit të vaksinës.

Duke krahasuar të dhënat e mbledhura të vaksinës Rei Thera me ato të Pfizer e Moderna, ekspertët italianë shprehen se janë në të njëjtën linjë e janë në pritje të fazë përfundimtare për të vërtetuar se dhe vaksina italiane parandalon sëmundjen, në të njëjtin nivel si dhe vaksinat e tjera.

“Presim që faza e tretë e eksperimentimit të mbyllet brenda verës 2021 e protokollimin e saj do ta dorëzojmë tek agjencitë rregulluese përkatëse”, ka deklaruar drejtoi i Institutit Spallanzani Giuseppe Ippolito.

Ndërsa Komisari i jashtëzakonshëm për emergjencën pandemike informon se “qeveria italiane ka burime të mjaftueshme financiare për përfundimin e fazës eksperimentale të vaksinës Rei Thera.”

Ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza me një notë zyrtare shprehet se ” rezultat e vaksinës italiane janë mjaft inkurajuese e nëse të dhënat e sotme do të konfirmohen dhe në të ardhmen, do të thotë se shumë shpejt do të kemi një vaksinë antiCovid vetëm me një dozë e jo me dy doza, e cila do të prodhohet e tëra në Itali

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy në faza të avancuara

Po zhvillohen 50 vaksina anti COVID-19


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!