19.01.2021 - 20:14
Valdrin Pjetri do të jetë drejtuesit teknik i shtabit elektoral të qarkut të Elbasanit.
Lajmin e ka njoftuar me anë të një postimi në facebook dega e PS-së në Peqin.
“Takim organizativ me strukturat e të deleguarve të rrethit, Sekretariatin dhe Shtabin Elektoral!Me prezencen e drejtuesit teknik te shtabit elektoral te qarkut Valdrin Pjetri. Për të mirën e përgjithshme të vendit, duke mos i lënë vend asgjë rastësisë, të vendosur drejt mandatit të 3”.
Ky vendim i Partisë Socialiste vjen pasi në dhjetor të vitit të shkuar, gjykata rrëzoi akuzat për Valdrin Pjetrin, kandidatin fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Shkodrës në 2019 duke e shpallur të pafajshëm.