Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave së bashku me ministren e Financave Anila Denaj dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve për të folur për ekonominë, me fokus tek taksat dhe administrimi fiskal.
Rama tha se është e rëndësishme të kihet parasysh nisja duke theksuar se jemi ende në mes të rrugës, në procesin e ndërtimit të të gjitha sistemeve.
“Do të fokusohemi tek taksat dhe mirëadministrimi fiskal. Është shumë e rëndësishme që sot të kihet parasysh kur flasim për sistemin tonë të taksave dhe administrimit fiskal nga vijmë. Jemi ende në mes të rrugës. Jemi ende në një proces ndërtimi të të gjithë sistemeve që do të mundësojnë funksionimin modern transparent dhe eficent të gjithë këtij sektori kyç, sektori i të ardhurave dhe i administrimit të tyre”, deklaroi Rama.
Ndërsa ministrja e Financave Anila Denaj e cilësoi një kënetë sistemin e trashëguar për financat, formalizimin e ekonominë duke numëruar arritjes sipas saj për ndërtimin e karabinasë.
“Jemi sot në një moment shumë të rëndësishëm për të prkijektuar të ardhmen por duhet të shohim dhe nga e hskaura, nga vijmë. jemi në mes të një procesi. Në mes të një procesi rindërtimi, investimi që do të sjellë më shumë të ardhura. Përpjekja për të luftuar informalitetin nuk ka nisur sot por me vite. Nisim nga një e ardhur shumë e ulët dhe për të perifrazuar sistemin e rindërtimit ku jemi, nisëm nga një kënetë. Rritëm në 27.38% të ardhruat mbi PBB, ndërtuam karabinanë. Përfaqëson gjysmën e rrrugës. Kjo karabina duhet ndërtuar me të gjithë elementët.
Debatet janë pafund se si rritja e politikave fiskale, ndikoi bizneset, ndikoi individët. Biznesi përtej rritjes së tatim fitimit nga 10-15%, flasim për një rritje 142% nga 2013. Pjesa kryesore e rritjes është kryesisht nga mirëadministrimi fiskal. nga përpjekja për të formalizuar ekonominë, që nisi nga viti 2014 dhe ka dhënë rezultate. E tregojnë gjithashtu në fakt dhe nr i biznesve të reja të regjistruara”, deklaroi Denaj.
Sipas saj, vetëm politika fiskale nuk do të mjaftonte për të lehtësuar të ardhurat. Denaj theksoi se synohet rritja me 10% e të ardhurave në buxhet nga fiskalizimi.
“Janë thjeshtuar deklaratat dhe raporti i shërbimeve online. Për të vijuar më tej në proceset që kemi filluar punë në 2 vitet e fundit, në sisteme. Këto sisteme nuk nisin sot, kanë nisur para 2 vitesh. Flasim për 7 sistem të cilat në formatin më klasik të tyre do të fillonte me fiskalizimin. 6 regjistrat e tjerë do të ndërtojë karabinanë në gjithë funksionalitetin e tij duke sjellë përfundimin.
Synojmë të rrisim me 10% të ardhurat në buxhetin e shtetit nga fiskalizimi. Është një punë e cila do të bëjë me baltë të gjithë personat që do të përfundojnë rindërtimin e kësaj karabinaje. Koha që ne të punojmë nëpërmjet njerëzve ka përfunduar, ne do të punojmë nëpërmjet sistemeve”, tha ajo.