MENU
klinika

"Është aleati më 'besnik' i Erdoganit"

Rama në Athinë, mediat greke: Po luan lojë të dyfishtë

07.01.2021 - 20:46

Kryeministri Edi Rama ka dy ditë në Turqi, ku ka zhvilluar takim me Presidentin Erdogan dhe kabinetin e tij, teksa janë nënshkruar edhe disa marrëveshje të rëndësishme.

Ndërkohë nesër Kreu i Qeverisë do të vizitojë Athinën. Kjo vizitë ka bërë jehonë të madhe në vendin fqinj për arsye se vjen menjëherë pas asaj në Ankara. Mediat greke i kanë kushtuar disa shkrime vizitës së atjeshme të Ramës, ku bie në sy artikulli i “Protothema”, i cili ka qenë disi më i ashpër.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka lidhje të ngushta me Ankaranë, por pret “pasaportë Evropiane” nga Athina. Edi Rama po luan një “një lojë të dyfishtë” duke ardhur në Athinë të Premten, ku do të ketë një “takim privat” me Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, ndërsa do të drekojë me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm.

Vizita vjen pas asaj në Ankara me ftesë të Presidentit Erdogan. Të dy udhëheqësit, të cilët kanë një marrëdhënie të ngushtë, nënshkruan një seri marrëveshjesh bashkëpunimi në shëndetësi, arsim, ndërtim, infrastrukturë dhe kulturë. Ata gjithashtu nënshkruan një marrëveshje “Partneriteti Strategjik“.

“Protothema” shkruan më tej në artikull se pas marrëveshjeve, Rama dhe Erdogan kanë folur edhe për cështjen e detit. “Marrëveshja për zgjidhjen e mosmarrëveshjes greko-shqiptare mbi zonat detare i jep vendit tonë (Greqisë) një avantazh juridik dhe diplomatik, pasi ajo tashmë ka bërë marrëveshje përkatëse me Italinë dhe Egjiptin – dhe vetëm me Turqinë dhe regjimin Libian nuk ka bërë. Ankaraja vazhdon të ruajë “kauzën e luftës” në lidhje me shtrirjen e ujërave territoriale greke në 12 milje në Egje”.

Në pushtet për shtatë vjet, vijon më tej shkrimi “Edi Rama konsiderohet aleati më “besnik” i Tajip Erdogan në rajon. Mbi të gjitha, Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri. Ishte Rama që përmes Ankarasë imponoi refuzimin e marrëveshjes së parë greko-shqiptare për krijimin kufirin detar”.

Rama ka të gjitha arsyet për të luajtur “kartën Evropiane”- kjo është arsyeja pse, në fund të fundit, ai vazhdoi marrëveshjen me Nikos Dendias për zonat detare. Por tani Athina është e shqetësuar nga presioni i Ankarasë ndaj z. Rama për ta anuluar. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka akuzuar Ramën për koncesione ndaj Greqisë dhe diplomaci sekrete. Në dritën e këtyre fakteve, prania e kryeministrit të Shqipërisë në Athinë merr interes të veçantë” shkruan mediat greke.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!