10.01.2021 - 09:48
Vijojnë pa ndërprerje reshjet masive të shiut, në mbarë vendin, duke përkeqësuar situatën nga përmbytjet.
Situatë problematike paraqitet në disa qarqe të vendit si në Lezhës, Shkodrës, Vlorë, Durrës, Elbasan, Librazhd, etj.
Deri më tani raportohet për mijëra hektarë tokë të përmbytur, si dhe rrugë të prishura e shtëpi të “pushtuara” nga uji.
Në Lezhë dhe Librazhd raportohet për rrugë të shkatërruara e të bllokuara nga reshjet masive të shiut. Mësohet në akset rrugore, Lezhë e Librazhd, gjendja është tejet problematike.
Emergjencat Civile ndodhen në terren prej ditësh dhe po punojnë për t’iu ardhur në ndihmë familjeve, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në 10-11 janar…