MENU
klinika

Ministria “lëshon dorën” me testimet/ Rriten infektimet dhe fatalitetet

Rregjistrohet shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë

06.01.2021 - 10:18

Pas një dite me një numër thuajse të përgjysmuar testimesh, ministria ka “lëshuar” dorën, duke rritur dozën e tamponëve.

E marta e 5 janarit ka regjistruar shifrën më të lartë të testimeve të kryera që prej fillimit të pandemisë. Kështu, në harkun e 24 orëve të kaluara, janë kryer mbi 3400 teste, nga ku kanë rezultuar pozitivë me COVID 660 persona. “Janë kryer 3424 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cërrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamzë, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Përrenjas, Skrapar”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

FATALITETET

Të martën është regjistruar edhe një numër i lartë humbje jetësh si pasojë e COVID-19. “Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44-84 vjeç”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Prej fillimit të pandemisë janë 1210 persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Të paktën kjo është shifra e raportuar zyrtarisht, megjithëse ka pasur denoncime nga opozita për fshehje të numrit real të personave që kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

SITUATA NË SPITAL

Lidhur me situatën në spital, prej gjysmës së dhjetorit shifrat e shtrimeve kanë ardhur në rënie. Aktualisht, në 4 spitalet COVID po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Me përfundimin e festave dhe lehtësimin e masave anti-Covid, ministria iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos ulin vigjilencën. “Duke ju informuar se nga sot kufizimi i lëvizjes, i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00, Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë me përpikëri rregullat për frenimin e përhapjes së COVID-19”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjeku Dasho flet personat që dalin negativ në testin e tamponit

Çfarë rrezikon Shqipëria këtë dimër?


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!