MENU
klinika

Skandali me sanitaren

Shoqata e Infermierëve: Dënojmë aktin e korrupsionit në spital

14.01.2021 - 13:23

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar pas skandalit tek spitali COVID2. Shoqata e Infermierëve dënon aktin e korrupsionit të ndodhur në Spitalin “Shefqet Ndroqi” nën emrin e përdorur të Infermierit. Ajo kërkon hetimin e plotë nga prokuroria dhe madje dosjet e personelit.

“Duke qenë se nuk është i pari rast që persona të ndryshëm bëjnë akte të tilla dhe kudo njolloset emri i Infermierëve duhet të jenë të dënueshëm.
Shoqata e Infermierëve i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Prokurorisë dhe çdo institucioni përgjegjës që të hetojë rastin deri në fund duke nxjerr të gjithë të përfshirët në këtë rast korruptiv me pasojë vdekjen e pacientes. Pavarësisht titujve dhe pozicioneve që kanë personat e përfshirë përpara drejtësisë dhe ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë.

Gjithashtu duhen hetuar dhe të gjithë dosjet e personelit që ushtron profesionin sa të rregullt janë ligjërisht në ushtrimin e profesionit të tyre pasi prej kohësh kemi bërë thirrje që të verifikohen dosjet e Infermierëve pasi një numër i konsiderueshëm e ushtrojnë profesionin në shkelje si: pa lejen e ushtrimit të profesionit ose pa kualifikimet e duhura, persona që nuk plotësojnë kriteret për të qenë në një pozicion, por për shkak të shumë arsyeve ato janë në atë pozicion dhe kanë sjell dëmtim të sistemit”, deklaron Shoqata e Infermierëve.

Më tej kërkohet hetim i drejtë dhe transparent të gjithë personelit dhe punës së bërë në të gjithë spitalet COVID dhe për të gjithë personat në pozita drejtuese pasi asnjë veprim i asnjë personeli nuk bëhet pa vënë në dijeni shefin apo kryeinfermierin e çdo pavijoni ku punon, kjo hedh hije dyshimi që në këto kohë fatkeqësisht nga heronj janë kthyer në vrasës të pacientëve.

“Jo të gjithë duhen futur në një thes, por të përlyerit në këto lloj korrupsionesh që kanë pasojë jetën e pacientit duhen dënuar dhe të bëhen shembuj për në vazhdim.
Korrupsionin në çfarëdo lloj forme nuk e justifikon as lodhja, as stresi, as pagat e ulëta, asgjë tjetër.
Duke shpresuar që hetimet e kësaj çështje dhe e çdo denoncimi tjetër të bërë si për humbjet e jetëve të pacientëve kohë më parë dhe e rasteve të korrupsionit të zbardhen deri në fund.
Shoqata e Infermierëve distancohet nga çdo lloj rasti të tillë ku profesionistë janë të përfshirë në afera të tilla, por qëndron fort në krah të çdo profesionisti të ndershëm që mundohen që nën emrin e tyre apo të infermierëve të përbaltin figurën dhe punën e infermierëve që në çdo kohë janë të parët në frontin e parë për t’u shërbyer pacientëve dhe jo politikës, shefave, koordinatorëve, administratorëve apo kryeinfermierëve. Pasi betimi që çdo profesionist ka bërë është bërë për t’i shërbyer pacientit e askujt tjetër”, deklaron Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!