Sot Shqiperia nisi zyrtarisht vaksinimin kundër Covid-19.
E para që mori dozën e parë të vaksinës Pfizer ishte shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo. Vaksinimi i saj u shoqërua me duartrokitje dhe fjala e parë e mjekes e cila dukej entuziaste po aq sa dhe e emocionuar, ishte: “Super”. Ndërsa i dyti në radhë, ishte kryeministri Edi Rama, që nuk nguroi të bënte dhe batuta.
“Najada e bëri në krah të majtë dhe unë në krah të majtë do e bëj”.
Para vaksinimit Rama iu pergjigj dhe disa pyetjeve te nje formulari qe do e plotesojne te gjithe personat e vaksinuar.
Pyetjet për kryeministrin Rama:
A keni pasur kontakt me një person të prekur nga Covid?
Rama: Jo
A keni ndonjë nga simptomat, kollë dhimbje gjoksi, temperature, dhimbje fyti, barku diarre, skuqje syve?
Rama: Ja shife
Keni bere se fundmi ndonje udhëtim ndërkombëtar?
Rama: Po, isha në Turqi e Greqi po e kam bërë testin te të dyja e skam pas gjë. Testin e fundit pardje, në datën 8.
Rama deklaroi më herët se do ta bënte sot vaksinën anticovid, jashtë radhe në shenjë sensibilizuese për të gjithë skeptikët. Ndërkohë që fill pas Ramës, vaksinën e bëri infeksionisti Pëllumb Pipero dhe më pas mjeku Tritan Kalo.
Siç është bërë tashmë e ditur, të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit. Kreu i qeverisë Rama tha pak më parë, se janë 975 doza vaksinat e para që kanë mbërritur në vendin tonë, nga një vend i BE-së.
Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin “Air Albania’’.