MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Si ta largoni temperaturën e lartë tek fëmijët?

24.01.2021 - 12:03

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si ta largoni temperaturën e lartë tek fëmijët?

Mjeku: Antipiretikët janë ilaçe të cilat ulin në mënyrë efikase temperaturën e ngritur te bebet. Ibuprofemi dhe paracetamoli janë dy preparate më shpesh të përdorura.

Ibuprufeni merret në mënyrë orale, ndërkaq paracetamoli mund të merret edhe si supozitor.

Intervali i zakonshëm i dozimit– distanca kohore midis dy dozave të të njëjtit ilaç është gjashtë orë. Kur temperatura është e lartë dhe shpesh “ngrihet”, ai interval mund të shkurtohet në katër orë.

Kjo do të thotë që ilaçi i njëjtë mund t’u jepet maksimalisht gjashtë herë brenda 24 orëve.

Natyrisht, është e nevojshme të respektohet dozimi, të cilin më së miri është ta precizojë pediatri.

Bashkë me ilaçet rekomandohet edhe freskimi i bebes – veshja e lehtë dhe dushi në ujë të vakët.

Ibuprufeni dhe paracetamoli te bebet mund të kombinohen, kur temperatura është e lartë dhe ngrihet shpesh.

Fjala është për dy ilaçe të ndryshme, të cilat eliminohen në mënyra të ndryshme, ndërsa kanë efekt të ngjashëm kur është fjala për uljen e temperaturës.

Natyrisht, edhe te kombinimet e këtyre ilaçeve patjetër duhet të kihet kujdes për dozën dhe distancën midis dy dozave.

Më së miri është t’u jepet në mënyrë alternative brufeni dhe paracetamoli – në çdo katër orë, ndërkaq çdo dhënie më e shpeshtë (me distancën më të vogël se katër orë) do të duhej ta precizojë pediatri.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN