26.01.2021 - 13:31
Mos e lësho dorën as ditët e festave, se dhjetori ikën shpejt dhe ç`do bësh pastaj në janar?
Kurse që tani, sesi shiko këshillat më poshtë:
- Shiko ofertat, çdo supermarket i ul çmimet. Nuk është turp të përfitosh në këto raste. Njësoj siç blen rrobat me ulje, ruaj edhe uljet tek ushqimet.
- Bëj një listë çmimesh dhe bliji në supermarketin që i ka më lirë. Nuk është e thënë të blesh gjithmonë në të njëjtin vend.
- Bëj një listë për ato që të duhen. Nuk ke pse blen diçka që e ke në shtëpi dhe ndoshta po të skadon.
- Planifiko menunë paraprakisht. Për në muaj do të ishte e pamundur, por për një javë është diçka që mund të behet. Nëse e di çfarë do gatuash, di edhe ç`të blesh.
- Përdorni kuponët e zbritjes kur është mundësia. Mos i lini pas dore, ose pikët që ju fal supermarketi pasi arrini një vlerë të caktuar.