MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të llogaris sa kalori më duhen gjatë ditës?

11.01.2021 - 10:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si të llogaris sa kalori më duhen gjatë ditës?

Mjeku: Një veprim i thjeshtë për të vlerësuar sa kalori djeg trupi juaj

(Energjia Ditore) është:

  • Femra: Pesha (kg) x 0,9kcal/kg x 24orë = Metabolizmi Bazal (kalori/ ditë)
  • Meshkuj: Pesha (në kg) x 1kcal/kg x 24orë= Metabolizmi Bazal

Energjia Ditore = Metabolizmi Bazal x Koeficienti Aktivitetit Fizik*

*Koeficienti i aktivitetit fizik
1,4 (për persona që bëjnë jetë sedentare)
1,5 (për persona që bëjnë aktivitet mesatar)
1,6 për persona që kryejnë aktivitet fizik të mirfilltë si 2 orë palestër/ditë), 1,7 (për sportistë që stërviten rregullisht mbi 3-4 orë/ ditë)

Energjia Ditore është energjia kalorike që trupi ynë djeg gjatë 24 orëve. Nëse ne duam të mbajmë peshë trupore konstante, nuk duhet të marrim as më shumë e as më pak kalori se shifra që rezulton nga llogaritja e mësipërme.
Nëse duam të dobësohemi, duhet të reduktojmë nga 500 deri në 1000 kalori në ditë nga vlera e energjisë ditore por pa zbritur asnjëherë nën 1200kcal/ditë.
Në këtë mënyrë keni gjetur sa kalori duhet të merrni nga ushqimi që të dobesoheni
gjysëm me 1kg në javë

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.