Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja:Si të ushqehemi në moshën e tretë?
Mjeku: Përcaktimi i një meny-je ideale për moshën e tretë është mjaft e vështirë, për faktin se të moshuarit kanë nevoja të ndryshme në varësi të statusit të tyre shëndetësor. Megjithatë, më poshtë po rendisim nevojat thelbësore dhe problematikat më të përhapura të kësaj popullate në lidhje me ushqimin.
Sa kalori i nevojiten një të moshuari?
Në moshën e tretë, nevojat në kalori ulen sepse trupi ka më pak muskuj, hormonet e tiroides bien dhe ka një ritëm metabolik më të ngadaltë. Përvec kësaj, në këtë moshë njeriu është më i plogësht dhe i ka lëvizjet e kufizuara, edhe pse nuk duhet që të ndodhë kështu. Kjo do të thotë që konsumi i ushqimit duhet të jetë më pak krahasuar me një pesëdhjetëvjecar.
Ja si mund të llogarisim sa kalori i nevojiten një të moshuari.
Për burrat mbi 50vjec: 3000kalori – 10kalori/dite per cdo vit të moshës mbi 19vjec.
Për gratë mbi 50vjec: 2400kalori – 10kalori/dite për cdo vit moshe mbi 19vjec.
P.sh., një e moshuar 85 vjeçare nevojitet përafersisht:
2400 –(10 x (85-19))= 2400 – 10×66 = 2400 – 660 = 1740kalori
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.