MENU
klinika

"Nuk është mirë psikologjikisht! Ka qenë me Covid-19"

Prokuroria kërkon burg për sanitaren, ndërsa avokatët…

14.01.2021 - 10:29

Prokuroria e Tiranë ka kërkuar paraditen e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg” për Tire Alldervishin, sanitaren që prezantohej si infermiere te “Shefqet Ndroqi” dhe i ka marrë 8 milion lekë të vjetra vajzës së një paciente me Covid-19.

Gjykata e Tiranë ka pranuar pretencën e Prokurorisë dhe ka lënë 58 vjeçaren në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Gjyqtarja i ka kërkuar Prokurorisë tëë hetojë nëse bëhet fjalë për një skemë që është përdorur edhe ndaj pacientëve të tjerë, apo rasti i Tires është i izoluar.

Seanca ndaj saj fillimisht është shtyrë pasi avokati nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa më vonë kur seanca ka rinisur, janë prezantuar dy avokatet mbrojtëse të sanitares “8 milionëshe”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Alldervishi mbrohet nga dy avokatet Odeta Taçi dhe Melina Gjeta.

Ato nuk kanë pranuar pretencën e Prokurorisë së Tiranës për masën e sigurisë “Arrest me burg”, por kanë kërkuar që klientja e tyre të lihet në një masë më të lehtë sigurise, për një afat një mujor. Sipas avokateve, Tire Alldervishi nuk është mirë psikologjikisht, pas ngjarjes.

“Ngjarja është e rëndë për opinionin publik. Do kërkojmë hetim të plotë të rastit. E akuzuara, jo në gjendje të mirë psikologjike. Kërkojmë masë më të lehtë me afat 1 mujor. E akuzuara ka qenë e prekur nga Covid-19. Do sjellim prova që tregojnë një tjetër tablo. Përgjimi ëhstë i paligjshmë”, kanë thënë avokatet e 58 vjeçares.

Prokurori i çështjes Bledar Valikaj, deklaroi në seancën paraprake për caktimin e masës së sigurisë se sanitarja i mori 2 mijë lekë vajzës së pacientes vetëm për t’i futur celularin brenda në spital, dhe se paratë i mori me pretendimin për t’ua çuar infermiereve, ndërkohë që pacientja i thoshte të bijës se nuk i jepej shërbim.

Prokurori Valikaj, është shprehur se po hetohet nëse kemi të bëjmë me një skemë zhvatje ndaj të sëmurëve me COVID-19.

“Sanitarja i jepte kallëzueses edhe një listë me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Sanitarja Alldervishi në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lek, madje i cilësonte pak. Gjatë turnit të natës merrte më shumë para”, tha akuza.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!