MENU
klinika

“Imazhet më acaruan dhe trishtuan..."

Skenat e dhunës në Kongres, reagon Angela Merkel

07.01.2021 - 12:07

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është ndier e acaruar dhe e trishtuar kur ka parë skenat e dhunshme në Kongresin amerikan, sipas The Guardian.

Merkel thotë se në demokraci ka fitues dhe humbës, teksa ka shprehur keqardhje që “Trump nuk e ka pranuar akoma humbjen”.

“Imazhet më acaruan dhe trishtuan. Në demokraci ka fitues dhe humbës. Me vjen shumë keq që Trump ende nuk e ka pranuar humbjen. Ndjekja e dyshimit për rezultatin i bëri të mundura trazirat natën e kaluar. Rikthimi i Kongresit në punë është një shenjë shprese. Certifikimi do të thotë që SH.B.A. mund të hapë një kapitull të ri të demokracisë së saj brenda 2 javësh”, tha Merkel.

Një ditë e dhunës dhe e kaosit në Kongresin amerikan e la Amerikën të lëkundur, ndërsa politikanët në të gjithë botën të tronditur dhe të shqetësuar.

Në një skenë të paparë në historinë moderne të SHBA-së, mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump, sulmuan dhunshëm ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të zhbërë fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Seanca për konfirmimin e Bidenit u ndërpre dhe ligjvënësit u evakuuan.

Garda Kombëtare u mobilizua për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.

Kur ligjvënësit iu rikthyen seancës, qindra mbështetës të Trumpit ishin ende në rrugët e Uashingtonit, përkundër pranisë së madhe të policisë dhe shtetrrethimit të shpallur nga ora 6 e pasdites.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!