MENU
klinika

"Morët vendime të rëndësishme"

Suedia merr kryesimin e OSBE-së pas Shqipërisë, ministrja e jashtme mesazh Ramës

02.01.2021 - 09:56

Nga 1 janari Suedia do të drejtojë për një vit OSBE-në, post i dorëzuar nga Shqipëria e cila kishte kryesinë gjatë 2020. Ministrja e jashtme e Suedisë, Ann Linde e cilësoi kryesinë Shqipërisë frymëzues dhe me vendime të rëndësishme, edhe pse ne rrethana sfiduese.

“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së. Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv”, shkruan Ann Linde.

Shqipëria mbajti më 4 dhjetor ministerialin përmbyllës të kryesissë së OSBE, të cilën e mbajti për një vit.  Kryeministri Rama mbajti fjalën përmbyllëse në Ministerialin e kësaj organizate, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutivë, ku është shprehur edhe pse me një eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë botërore vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses.

Shqipëria e mori zyrtarisht Presidencën e OSBE-së në fillim të janarit dhe e drejtoi përgjatë vitit 2020. Një prej çështjeve që Shqipëria vuri si prioritet ishte çështja e konfliktit në Ukrainë, nga ku Kryeministri Edi Rama e nisi misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së, apo edhe kriza në Bjellorusi.  Shqipëria mbylli Presidencën e OSBE, e para eksperiencë për vendin tonë në këto nivele.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!