10.01.2021 - 13:35
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se pas stafeve mjekësore, mosha e tretë do të jenë të parët, në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.
Në një postim në Facebook, deputeti socialist u shpreh se Shqipëria e ka nisur Vitin e Ri me më shumë besim tek e ardhmja e tek fuqia e saj për të fituar çdo sfidë.
“Mosha e tretë do të jenë të parët, pas stafeve mjekësore, në fushatën #shqipëriabuzëqesh – vaksinimi anti-Covid19. Shqipëria e ka nisur këtë vit me më shumë besim tek e ardhmja e tek fuqia e saj për t’u përballur e për të fituar çdo sfidë”- shkroi Balla.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shtyhen zgjedhjet për shkak të pandemisë?