02.01.2021 - 12:08
Një seancë e jashtëzakonshme pritet të mbahet ditën e hënë në Kuvend, pas ndryshimeve në qeveri ku Olta Xhaçka u dekretuar nga Presidenti Meta si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kuvendi ka vendosur të mblidhet të hënë më 4 janar 2021 në orën 17:00 për të miratuar dekretet e presidentit Ilir Meta.
Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj ka bërë që ajo të mblidhe 2 javë më parë në një seancë të jashtëzakonshme./CNA.al