MENU
klinika

"Bëhuni gati për ..."

Tritan Shehu: Varianti i ri i koronavirusit ka ardhur në Shqipëri

29.01.2021 - 19:37

Tritan Shehu ka dhënë alarmin, duke thënë se varianti i ri i koronavirusit është shumë afër Shqipërisë.

Ish-deputeti demokrat shprehet se nuk ka asnjë dyshim që këto forma virusale janë prezente dhe tek ne, ndërsa shton se gjetja e tre rasteve në Kosovë, është sinjal serioze.

“Alarmi për “Virusin e ndryshuar” e “qetësia” alla Zhvejk e Komitetit… në fakt në pritje të “zgjimit” të Ramës!

Pa asnjë dyshim këto forma virusale janë prezente dhe tek ne, gjetja e tre rasteve në Kosovë të paraprira nga shqetësimet e klinicistëve tanë, janë sinjale serioze. Por çuditërisht përfaqësuesja e atij Komiteti para 48 orësh nuk shfaqi asnjë shqetësim për mundësinë dhe pasojat e kësaj prezence, përkundrazi…

Ndërsa dy ditë më parë, vetë kryeministri britanik dha alarmin! Në fakt gjendja jonë, që dhe pa këtë paraqitet shumë e rëndë, do të përkeqësohet”, thotë Tritan Shehu.

Ai thotë se ky virus ka një shpejtësi përhapjeje 70 % më të lartë dhe rrezikon të shtojë rastet e reja. Po ashtu, sipas Shehut, ky virus ka dhe një rrezikshmëri rreth 30 % më të lartë, gjë që do të kërkojë edhe më shumë mjekime speciale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tritan Shehu: “Inati” i 1 janarit i Ramës ndaj BE

Vaksina/ “Demagogji për të transformuar dështimin në “fitore”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!