Pas çertifikimit zyrtar të fitores së Kolegjit Zgjedhor të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, Presidenti Trump tha se vendimi “përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale”.
“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve, dhe faktet ma vërtetojnë këtë, do të ketë një tranzicion të rregullt më 20 Janar,” tha Trump në një deklaratë.
“Gjithmonë kam thënë që ne do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat ligjore të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë përsëri Amerikën të Madhe”, tha Trump ndërsa nuk ka munguar tentativa e tij për të përsëritur pretendimet në lidhje me zgjedhjet e vjedhura që nxitën një turmë të sulmonte Kapitolin.
Pamje që tronditën globin dhe nxitën reagimin e liderëve nga i gjithë globi. Sulmet në Kapitol mbrëmjen e djeshme u cilësuan si ‘turp’ për SHBA-në ndërsa vihet në diksutim demokracia e vendit që krenohet me të. /CNN