MENU
klinika

“Nxit dhunë”

Twitter i mbyll përgjithmonë llogarinë presidentit Donald Trump

09.01.2021 - 09:23

Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump, është pezulluar përjetësisht nga Twitter-i. Gjigandi teknologjik ka deklaruar se ky vendim është marrë për shkak të rrezikut që paraqet Trump për nxitje dhune.

Twitter tha se e mori vendimin pasi i bëri një rishqyrtim të postimeve të fundit të llogarisë së presidentit, @realDonaldTrump. Disa ligjvënës dhe personazhe VIP e kanë kërkuar prej vitesh që Trumpit t’i pezullohet llogaria.

Trumpit iu bllokua fillimisht llogaria të mërkurën pasi ai tha për personat që mësynë në Capitol Hill se ishin patiotë. Mirëpo, ky pezullim zgjati për 12 orë dhe Twitter ia riktheu llogarinë presidentit, por me paralajmërim. Por dy postimet e radhës bënë që të mbyllej llogaria.

“75 milionë patriotë amerikanë që votuan për mua, Amerikën të parë dhe “Ta Bëjmë sërish Amerikën të Madhe” do të kenë një zë gjigand në të ardhmen. Ata do të respektohen dhe nuk do të trajtohen padrejtësisht në asnjë mënyrë, apo formë”, shkruante ai.

Por kjo u interpretua nga Twitter si një tjetër nxitje që Trump nuk planifikon një tranzicion të qetë. Më pas Presidenti shkroi: Për të gjithë ata qqë kanë pyetur, unë nuk do të shkoj në Inaugurim më 20 Janar.

Kjo nga Twitter u mor si konfirmim i Trump që zgjedhjet nuk janë legjitime.

Pas pezullimit të llogarisë, Trump tha se po mendon krijimin e një platforme të re sociale, duke nisur kështu një betejë kundër Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

Po, Trump po nxit dhunën!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!