05.01.2021 - 12:40
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit informon se ka prishur sot 5 objekte.
Këto objekte janë shembur në pjesën lindore, loti IIII, Shkozë. Prishjet e ndërtesave, bëhen për shkak se në këtë hapësirë do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës.
Njoftimi i IKMT-së:
Unaza e Madhe, IKMT prish 5 objekte
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rifilluar punën sot në gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. Ne pjesën lindore, loti III, Shkozë, IKMT ka nisur prishjen e 5 objekteve, një dhe dy katëshe, me funksione të ndryshme.