“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienja: Vaginiti, çfarë është dhe cilat janë shenjat?
Mjeku: Vaginiti është inflamacion i mukozës vaginale, me origjinë nga irritimi, infeksioni ose trauma të ndryshme.
Ky shqetësim gjen terren të përshtatshëm për t’u zhvilluar nga zvogëlimi i aciditetit fiziologjik vaginal, i shkaktuar përgjithsisht nga terapitë hormonale (me bazë hormonesh, antibiotikësh, kontraceptivët oralë, patologjitë (diabeti), nga veshjet shumë të infeksione vaginalengushta. Shkaktarë të vaginitit mund të jenë bakteret e ndryshme (Gardnarela vaginalis, Trichomona vaginalis), kërpudhat (Candida albicans) etj..
Shenjat
Disa forma të vaginitit janë asiptomatike, format më të shpeshta janë pruriti dhe dhimbjet gjatë aktit të urinimit dhe aktit seksual. Shoqërohet me sekrecione vaginale si p.sh sekrecionet e bardha në rastin e Candida albicans.
Diagnostikimi
Analizimi i simptomave nëpërmjet vizitës gjinekologjike lejon vlerësimin e këtij çrregullimi. Shkaqet mund të indentifikohen me anën e ekzaminimit mikroskopik ose me kulturën e sekrecioneve vaginale.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.