MENU
klinika

Ja çfarë u diskutua

Vizita në Greqi/ Rama pritet nga kryeministri Mitsotakis

08.01.2021 - 16:58

Kryeministri shqiptar Edi Rama ditën e sotme ka udhëtuar drejt Greqisë për të takuar krerët e shtetit grek, pas vizitës 2 ditore në Turqi.

Kryeministri grek e ka pritur Ramën në shtëpinë e tij, aty ku janë diskutuar disa çështje të rëndësishme në marrëdhënien mes dy vendeve, ku fokusi është vënë në gjyqin ndërkombëtar mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar.

Rama ka drekuar me Mitsotakis në shtëpinë e këtij të fundit dhe jo në ndonjë restorant, ndërsa më herët kryeministri shqiptar ishte edhe në një takim me ministrin e Jashtëm grek Nikos dendias.

Ndërkohë mësohet se Rama është larguar nga shtëpia e Mitsotakis, ndërsa kryeministri grek e ka shoqëruar deri sa Rama është future në makinë.