Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias theksoi edhe njëherë se zgjerimi me 12 milje i Greqisë në ujërat e detit Jon është një e drejtë e panegociueshme. Kryediplomati i tha një mesazh Turqisë, që sipas tij duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar për këtë çështje.
“Parlamenti grek konsideroi se Greqia ka të drejtën sovrane për të zgjeruar ujërat e saj territoriale nga gjashtë në dymbëdhjetë milje në Greqinë e Jugut ose në Detin Egje”, u citua të thoshte Dendias gjatë një konference të përbashkët me homologun portugez Augusto Santos Silva, raporton “Kathemerini”.
“Ishte një e drejtë sovrane dhe e panegociueshme: ne nuk duhet të negociojmë me një vend tjetër për të zgjeruar ujërat tona territoriale”, shtoi ai.
Sjellim në vëmendje që së fundmi projektligji u votua në komisionet parlamentare dhe më 19 janar pritet të kalojë në Parlament.
“Marrëveshja me Italinë ishte katalizatori për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon. Greqi po shtrin ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në një pjesë të konsiderueshme të hapësirës së saj detare”, do të shprehej Dendias.