MENU
klinika

"Janë marrë masat për vijimin e punës në gjykatë"

Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, reagon KLGJ

11.02.2021 - 15:46

Këshilli i Lartë Gjyqësor reagon pasi SPAK arrestoi gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha, e cilësuar si një nga gjyqtaret më problematike, për të cilën ILD ka kërkuar shkarkimin nga detyra, pasi në kundërshtim me ligjin ka liruar disa nga emrat e njohur të botës së krimit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton publikun se do të marrë të gjitha masat e duhura për të garantuar vijueshmërinë e veprimtarisë së gjykatave dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor.

Po ashtu KLGJ-ja sqaron se respekton pavarësinë e institucioneve.

NJOFTIMI I PLOTË

Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë lidhur me arrestimet e kryera nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), garanton opinionin publik se ka marrë të gjitha masat për vijimin e veprimtarisë së gjykatës, për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi.

Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se nuk mund të japë udhëzime nё lidhje me proceset gjyqësore që zhvillohen në gjykatë, procese të cilat duhet të zhvillohen pa asnjë ndikim, të çfarëdolloji. Si organ i qeverisjes së pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor respekton pavarësinë e institucionale dhe të drejtën e qytetarëve për proces të rregullt ligjor. Këshilli do të marrë në vazhdimësi të gjitha masat e duhura për të garantuar vijueshmërinë e veprimtarisë së gjykatave dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profili/ Liroi nga burgu të dënuar të rrezikshëm

Arrestohet për korrupsion gjyqtarja e Krujës


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!