MENU
klinika

COVID-19

Biden: SHBA do të ketë mbi 600 milionë doza vaksinash deri në fund të korrikut…

17.02.2021 - 16:06

Në Shtetet e Bashkuara Presidenti Joe Biden tha të martën në mbrëmje se vendi do të ketë më shumë se 600 milionë doza vaksinash të koronavirusit, të mjaftueshme për të vaksinuar “çdo amerikan” deri në fund të këtij korriku. Zoti Biden i bëri komentet gjatë një takimi me pyetje-përgjigje në Milluaki të Uiskonsin që u transmetua në rrjetin televiz të lajmeve CNN.

I pyetur nga gazetari Anderson Cooper se kur Shtetet e Bashkuara do të kthehen në normalitet, zoti Biden tha se deri në Krishtlindjen e ardhshme “vendi do të jetë në një rrethanë shumë të ndryshme nga sa është sot”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më herët gjatë ditës së martën se qeveria federale do të rrisë sasinë e vaksinave që shtetet marrin çdo javë nga 11 milionë në 13.5 milionë doza.

Presidenti gjithashtu tha që shtetet duhet t’i japin përparësi mësuesve të shkollave publike në përpjekjet e tyre të vaksinimit si pjesë e një strategjie për mësimdhënie në klasa me kohë të plotë.

Japonia filloi të mërkurën programin e vaksinimit kundër koronavirusit. Dozat e para u injektuan në një spital të Tokios vetëm disa orë pasi spitali mori një sasi vaksinash të Pfizer-BioNTech-ut.

Rreth 40,000 mjekë dhe infermierë në të gjithë vendin do të marrin dozat e para të vaksinës. Autoritetet kanë si objektiv të vaksinojnë 3.7 milionë punonjës të sistemit shëndetër deri në mars, që do të pasohet me vaksinimin e rreth 36 milionë qytetarë të moshës 65 vjeç e lartë.

Ndërkohë rreth 80 mijë doza të një vaksine të re që lufton COVID-19-n të prodhuar nga kompania amerikane Johnson & Johnson kanë mbërritur në Johanesburg të Afrikës së Jugut, mbrëmjen e së martës. Qeveria do të fillojë vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor më vonë gjatë kësaj javë si pjesë e një studimi.

Vaksina e Johnson & Johnson-it cila merret me një dozë të vetme nuk është miratuar zyrtarisht për përdorim nga asnjë vend, por kompania thotë se rezultatet e një studimi të fazës së fundit tregojnë se ajo është 85% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes apo vdekjeve si pasojë e virusit, madje edhe kundër variantit të Afrikës së Jugut. /VOA/

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!